Thaçi: Serbët nuk janë kundër themelimit të FAK-ut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Zona e Debatit të Baton Haxhiut tha se procesi i themelimit të ushtrisë është duke vazhduar.

Thaçi tha se është fat i keq që u vonua themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, por kryeparlamentari dhe kryeministri janë duke bërë punën e tyre më të rëndësishme deri tani.

Ai tha se është mëse e rëndësishme që në dialogun e brendshëm që po zhvillohet, serbët nuk janë kundër themelimit të ushtrisë megjithëse janë disa kushtëzime.

‘’Vazhdoj të besoj se FSK-ja është një ushtri shumë mirë e organizuar, e një procesi të rekrutimit që ka kaluar në disa procedura shumë rigoroze.’’

‘’Është fat i keq që jemi vonuar në themelinin e Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe Kryeparlamentari Veseli dhe Kryeministri Mustafa, janë duke bërë punë të rëndësishme duke biseduar me grupin parlamentar serb dhe komunitetet tjera për të votuar themelimin e forcave të armatosura.’’

‘’Këtij dialogu shpresoj të i bashkangjitem ditët e ardhshme edhe unë si president i vendit dhe në të ardhmen e afërt besoj që do të gjejmë një zgjidhje të pranueshme që me të vërtetë të kemi forca të armatosura multietnike funksionale dhe për Kosovën të hapet mundësia e përfaqësimit në instancat ndërkombëtare.’’

‘’Ajo cfarë është e rëndësishme është se serbët nuk janë kundër themelimit të ushtrisë, por janë disa kushtëzime të cilat duhet të tejkalohen përmes një dialogu të brendshëm në mes partnerëve të koalicionit por edhe si interes i vendit.‘’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button