Sindikata e Shërbimit Diplomatik kërkon transparencë më të madhe nga MPJ

Këshilli ekzekutiv i Sindikatit të Shërbimit Diplomatik, në lidhje me procedurën e aplikuar në MPJ për vendet e zbrazëta në përfaqësitë diplomatiko-konzullare jashtë vendit, konstaton se edhe pse janë bërë disa përpjekje, dhe në disa raste janë sjellur vendime të mira kadrovike, vazhdon politika e jo transparencës dhe procedurave të papërgjegjshme kadrovike.

“Krijimi i shërbimit diplomatik bashkëkohor, efikas dhe profesional, ku kriter për t’u avancuar do të jetë profesionaliszmi dhe përvoja diplomatike është hap i patjetërsueshëm, në mes tjerash edhe për dalje nga kriza politike, por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia në planin ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e Sindikatës së Shërbimit diplomatik.

Nga aty theksojnë se Sindikata po bën përpjekje që MPJ të distancohet nga elitat e partive, me çka do arrinte ndarjen e partisë nga aparati shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button