Forcat irakiane paralajmërojnë lirimin e civilëve në Falluxha

Autoritetet irakiane paralajmëruan se gjatë javës së ardhshme në liri do të lëshojnë qindra civilë të burgosur të cilët u privuan nga liria nga pjesëtarët e forcave irakiane gjatë operacionit për çlirimin e Falluxhës, ndërsa nën dyshimin se kanë qenë të lidhur me organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë javës ardhshme do të lirojmë qindra civilë të cilët u burgosën pa faj gjatë luftës në Falluxhë. Të liruarit do të përfshihen në procesin e rimëkëmbjes së Falluxhës, pasi në këtë qytet plotësisht të vendoset paqja dhe siguria”, deklaroi kryetari i Komisionit për rindërtimin e krahinës Enbar Abdullatif al-Hamim.

Forcat e bashkuara irakiane, të përbërë nga milicia shiite dhe forcat fisnore sunite, më 23 maj inicuan operacione për çlirimin e Falluxhës, ndërsa javën e kaluar hynë në qendër të qytetit dhe po zhvillohen përleshje në periferinë e saj.

Problemi më i madh për çlirimin e Falluxhës, të cilën gjatë dy viteve të fundit e kanë kontrolluar terroristët e DAESH-it, ishin civilët të cilët për shkak të korridoreve të mbyllur nuk arritën të ikin nga qyteti.

Forcat irakiane gjatë hyrjes burgosën disa qindra civilë për shkak të njohurive se shumë terroristë të DAESH-it tentuan që të fshihen në mesin e civilëve.

Hamim tha se të gjithë të burgosurit momentalisht janë në kompleksin e bazës ushtarake në vendin Amiriyye në Falluxhë.

“Dje Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Qeveria irakiane kërkoi garanci se nuk do të shkelen të drejtat e njeriut të civilëve të Falluxhës, e veçmas të atyre që janë burgosur gjatë ditëve të fundit”, tha Hamim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button