Lajm pa qëndrimin e protagonistit

[Recension: Ermira Mehmeti thotë: Lamtumir Politikë]

Vendimet e politikanëve për t’u tërhequr nga politika janë shumë të rralla. Por edhe atëherë kur ndodhin, duhen të jemi të kujdesshëm në raportim e të mos bazohemi vetëm në burime që ne mund t’i quajmë të sigurta.

Screenshot (105)Linku për te artikulli origjinal: Ermira Mehmeti thotë: Lamtumir Politikë

Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016

Data e recensionit: 13.06.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Lajmpress.com mëson ekskluzivisht se deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti do të largohet nga politika. Së pari, ky nuk është ndonjë ekskluzivitet që të trondit, pasi që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me interesin publik. Kur themi interes publik, i kemi parasysh të gjitha ngjarjet që i prekin në mënyrë direkte qytetarët. Në këtë lajm nuk ka një gjë të tillë.

Në tekst përmendet të ketë burime të sigurta, që Ermira e lë pas karrierën politike dhe nis një epokë të re si notere. Madje, në lajm është përmendur edhe koha se kur do të nisë me punë Ermira si notere, edhe atë pas dy javësh prej shkrimit të tekstit. Për këto burime po pretendohet se janë shumë të sigurta.

E thjeshtë fare, tekstit i mungon prononcimi i vetë protagonistes të kësaj ngjarjeje. të thuash gjithë këto gjëra e të mos kesh qëndrim nga vetë deputetja Mehmeti, është humbje e madhe për parimet e gazetarisë. Kush janë ato burime që mund ta dinë më saktë se vetë deputetja se çfarë bën dhe do të  bëjë ajo? Kush e di se kur do të largohet nga politika Ermira Mehmeti, më mirë se vetë ajo? Këto plane ndoshta mund t’i ketë diskutuar me kolegët e saj dhe ata mund të dinë diçka, por kjo nuk ka fije rëndësie. Sepse, fundja, zonja Mehmeti mund të ketë bërë shaka me kolegët duke dashur të shohë reagimin e tyre, apo për të marrë një mendim se si do të dukej kuvendi pa të. Por a janë fakte këto?

Kodi etik thotë që:

Përgjegjësia morale për pasaktësinë e informacionit bie mbi gazetarin prandaj është e rëndësishme që ai vetë të ndikojë dhe të sigurojë publikimin e demantit, korigjimit ose përgjigjes në median ku informacioni është publikuar, autori i të cilit është ai. Në këtë mënyrë gazetari mbron edhe integritetin e tij, por edhe integritetin e medias ku punon.

Mrekulli, në fund potencohet se gazetari ka kërkuar qëndrim nga Ermira Mehmeti për të konfirmuar se a është e vërtetë e gjithë kjo. Domethënë ato burimet fillestare ranë në ujë. Përsëri duhet ta konfirmojë personi i apostrofuar në lajm. Pra, e gjithë kjo, a ishte shpifje? Nuk i dihet, ka raste kur vetë protagonistët bëjnë pakte me gazetarët për të plasuar informacione të tilla. Thjeshtë për të matur pulsin e publikut. Megjithatë këto pakte nuk janë gjithmonë të suksesshme atëherë kur një politikan përballë vetes ka një gazetar profesionist.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button