SHBA-të ndihmë prej 2 milionë dollarësh për refugjatët e Felluxhas

Njoftohet se SHBA-të kanë ofruar ndihmë prej 20 milionë dollarësh për personat që për shkak të luftimeve mes forcave të qeverisë së Irakut dhe organizatës terroriste DAESH kanë ikur nga Felluxha, qytet ky në prefekturën Enbar në perëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Ambasadës së SHBA-ve në Bagdad, theksohet se pas thirrjes së Komisionerit të Lartë për Refugjatë pranë OKB-së (UNHCR), Washingtoni zyrtar ka dhënë ndihmë prej 20 milionë dollarësh për nevojat urgjente të mijëra personave që kanë ikur nga Felluxha.

Në deklaratë thuhet se ndihma në fjalë është një pjesë nga paketa e madhe humanitare që do të shpaloset këtë vit, ndërkohë që bëhet e ditur se që nga viti 2014 e deri më tani, 3 milionë e 300 mijë qytetarë në Irak janë detyruar të migrojnë, ndërsa ende vazhdojnë shqetësimet për rritjen e mëtutjeshme të kësaj shifre.

UNHCR kishte deklaruar se më shumë se 85 mijë persona kanë ikur nga Felluxha si pasojë e luftimeve që nisën muajin e kaluar mes forcave irakiane dhe DAESH-it.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit të Qytetit në Enbar Muhammed Jasin, në deklaratën për gazetarin e AA-së, theksoi se numri i atyre që kanë migruar nga Felluxha në vendbanimin el-Amirije dhe qytetin el-Halidije është rreth 100 mijë.

Ushtria e Irakut, njësitet vartëse të organit policor, forcat Hashdi Shabi që përbëhen nga milicët shiit, si dhe forcat e klaneve sunite, më 23 maj filluan operacionin për rimarrjen e Felluxhas e cila gjendej nën kontroll të DAESH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button