Ja Raporti për raportimin mediatik nga Kuvendi

Instituti për demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCS) nga qershori i vitit 2014 e përcjell cilësinë e debatit në Kuvendin. Monitorimi në ciklin e parë u zhvillua gjatë 10 muajve, përkatësisht nga qershori i vitit 2014 deri në maj të vitit 20151 . Nga shtatori i vitit 2015 monitorimi dhe vlerësimi i cilësisë së debatit parlamentar vazhdon i përkrahur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe do të zgjas deri më dhjetor të vitit 2017.

Në këtë periudhë (janar-prill 2016) për herë të parë nga fillimi i monitorimit (qershor 2014) të raportimit mediatik për Kuvendin, mediet kanë publikuar më tepër informacione në të cilat si burime janë përfaqësuar në të njëjtën kohë deputetë edhe nga shumica edhe nga opozita (51%) se sa vetëm me deputetë nga një opsion politik (49%).

Rezyme nga Raporti i dytë për raportim mediatik nga Kuvendi që ka të bëjë me periudhën katërmujore prej 1 janari deri më 6 prill të vitit 2016:

  • Në informacionet e publikuara me deputetë nga vetëm një opsion politik, më të përfaqësuar janë deputetët nga shumica në të cilët shkojnë 57% të rasteve të tilla. Në informacione në të cilat janë përfshirë vetëm deputetë nga opozita shkojnë 43%.
  • Informacionet në të cilat në të njëjtën kohë janë theksuar deputetë edhe nga pushteti edhe nga opozita kanë të bëjnë me debatet në seancat plenare dhe seancat e komisioneve kuvendore. · Ngjarjet politike jashtë Parlamentit sërish ishin në fokus të interesit mediatik. Mediet më shpesh e përmendnin Kuvendin në kontekst të ngjarjeve të tjera politike në shtet (47%), ndërsa më pak rreth përmbajtjes së debateve parlamentare dhe punës së deputetëve (32%).
  • Nga seancat e komisioneve, ne fokusin mediatik më shpesh ishin diskutimet e Komisionit për arsim dhe shkencë, Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundër-zbulim, Komisionit anketues për skandalin me fabrikën për falsifikim të letër njoftimeve, pasaportave, aferave dhe dokumenteve të tjera dhe Komisionit për çështje evropiane.
  • Deputetët sërish janë burime më shpesh të theksuara në informacionet (40%), por përqindja ka rënë për 9% krahasuar me periudhën paraprake të monitoruar (shtator-dhjetor 2015 – 49%). Në llogari të kësaj u rrit përfaqësimi i burimeve nga parti politike, institucione publike dhe të organizatave civile.
  • Më të shumta janë informacionet në të cilat është theksuar vetëm një burim (30%), mandej ato me dy (29%), ndërsa në këtë periudhë është rritur përqindja në të cilat janë dhënë tre dhe më shumë se tre burime në të cilat bashkë shkojnë 34%.
  • Informacionet e publikuara që kanë të bëjnë me Kuvendin më shpesh janë të strukturuara si raporte informative (60%), ndërsa në këtë periudhë është rritur numri i shkrimeve të cilat krahas informacioneve përmbajnë edhe elemente analitike (19%). Lajmet e shkurtra vetëm me informacione themelore për ngjarjet janë të tretat sipas përfaqësimit (18%).
  • Mediet në gjuhën shqipe në përgjithësi më shpesh publikonin informacione të ndërlidhura me Kuvendin. Me këtë rast, pjesa më e madhe e informacioneve kanë të bëjnë me përmbajtjen e debateve të komisioneve, mandej informacione në të cilat Kuvendi vetëm përmendet ose që kanë të bëjnë në përgjithësi me punën e parlamentit dhe rreth ndryshimeve dhe hyrjes në fuqi të ndryshimeve të një ligji konkret. Mediet në gjuhën maqedonase publikonin më shpesh informacione që kanë të bëjnë me diskutimet në seancat plenare të Kuvendit.

Qëllimi i monitorimit të medieve është për të ardhur në njohuri se në të cilën masë mediet janë pjesë e procesit të deliberacionit në shoqërinë gjatë krijimit të politikave publike, përkatësisht se në çfarë mase opinionit më të gjerë i ja transmetojnë argumentet e shfaqura në debatet kuvendore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button