Rotacioni i tretë i policëve sllovakë në Maqedoni

­ Njëzetë e pesë pjesëtarët të policisë së Sllovakisë nesër do të arrijnë në Maqedoni për të zbatuar aktivitete për përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, informoi Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup.

Rotacioni i tretë i 25 pjesëtarëve të policisë sllovake është në bazë të Memorandumit për mirëkuptim midis ministrive të punëve të brendshme të Republikës së Sllovakisë dhe të Republikës së Maqedonisë.

Policët sllovakë do të zbatojnë aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim të parandalimit në sferën e sigurisë publike dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror. Njësiti policor sllovak sërish do të sistemohet në rajonin e Liqenit të Dojranit.

Siç është theksuar në kumtesën e Ambasadës, policët do të pajisjen në mënyrë të duhur ­ me automjete motorike në terren, kamera termale dhe pajisje për shikim gjatë natës. Mandati i misionit policor sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button