Gjykata Europiane: martesaj gej nuk jane pjesë e të drejtave të njeriut

Gjykata konfirmoi se mbrojtja e institucionit tradicional të martesës është një interes i vlefshëm i shtetit.

Nga Stefano Gennarini, J.D.

Gjykata më e lartë e të drejtave të njeriut në Evropë, shkatërroi shpresat e atyre që shpresonin se do ta diktonin juridikisht martesën mes të njëjtit seks. Kjo gjykatë, në rastin e një ish-mashkulli të kthyer në femër (transeksuale) dhe gruas së tij vendosi duke thënë se bashkimi civil (një nivel më i lartë se bashkëjetesa dhe më i ulët se martesa) ishte mëse i mjaftueshëm për ta.

Ligji evropian i të Drejtave të Njeriut nuk i kërkon vendeve që të “lejojnë martesën për çiftet e të njëjtit seks”, sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në një rast që vë në sprovë kufijtë e largëta të mundësisë në ligj dhe në fakt.

Palët në këtë çështje gjyqësore dhe përkrahësit e martesave të të njëjtit seks pranuan që rezultati ishte i parashikueshëm. Megjithatë, vendimi ka një efekt shkatërrues mbi të drejtat e homoseksualëve në Evropë, duke shuar shpresat se “martesa” mes të njëjtit seks mund të bëhet një realitet në këtë kontinent. Faktet e kësaj çështjeje gjyqësore janë lehtësisht të dallueshme.

Heli Hämäläinen nga Finlanda ka kryer një operacion duke ndryshuar seksin në vitin 2009 për të pasur një pamje anatomike të një guraje, pavarësisht që në atë kohë kishte një fëmijë me gruan e tij të parë prej më shumë se 10 vjet. Para operacionit, ai u përpoq për të ndryshuar identitetin e tij ligjor nga mashkull në femër por nuk pati sukses.

Ai ngriti një padi në gjykatën evropiane, kur atij iu tha se një gjë e tillë do të ishte e pamundur për sa kohë që do të ishte i martuar, pasi Finlanda nuk lejon persona të të njëjtit seks të martohen me njëri-tjetrin. Hämäläinen dhe bashkëshortja e tij këmbëngulën duke thënë se besimi i tyre fetar i pengon ata që të kërkojnë divorcin dhe se bashkimi civil nuk i siguronte atyre të njëjtat përfitime si martesa, sipas ligjit finlandez.

Gjykata evropiane ka qenë e qartë në këtë pikë. Kjo gjykatë jo vetëm ka thënë se ligji i të drejtave të njeriut evropiane nuk parashikon martesat e të njëjtit seks, po ajo ka thënë gjithashtu se bashkimet civile janë mëse të mjaftueshme për çiftet e të njëjtit seks.

Gjykata konfirmoi se mbrojtja e institucionit tradicional të martesës është një interes i vlefshëm i shtetit – duke nënkuptuar dhe miratuar mendimin se marrëdhëniet mes personave të të njëjtit seks nuk janë identike me ato si në një martesë mes një burri dhe një gruaje, dhe kështu mund të trajtohet ndryshe në ligj.

Gjykimi thotë se ligji i të drejtave evropiane të njeriut njeh “të drejtën themelore të një burri dhe gruaje të lidhin martesë dhe formojnë familje” dhe “mishëron konceptin tradicional të martesës si që arrihet mes një burri dhe një gruaje.” Ajo shpjegon se për këtë nuk ka asnjë konsensus evropian për martesat e të njëjtit seks, pasi vetëm 10 nga 47 vende nënshkruese të traktatit lejojnë emërtime të tilla.

Vendimi është një goditje veçanërisht e rëndë për të drejtat e homoseksualëve në Finlandë, ku një komision parlamentar refuzoi martesat e të njëjtit seks para se të mund të dalë në votim muajin e kaluar për herë të dytë që nga viti 2012. Finlanda është i vetmi vend skandinav që nuk lejon martesa të të njëjtit seks.

Me këtë vendim në mbarë botën i është thënë homoseksualëve se martesa mes të njëjtit seks nuk është e drejtë njerëzore.

Gjykata Kushtetuese italiane u përball me fakte pothuajse identike muajin e kaluar. Edhe kjo gjykatë në Itali deklaroi se bashkimi civil është mëse i mjaftueshëm për të mbrojtur interesat e çiftit të të njëjtit seks.

Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë e së SHBA refuzoi të shprehej që martesa mes personave të të njëjtit seks është një e drejtë kushtetuese sipas Kushtetutës të SHBA-së apo ligjit ndërkombëtar. Në një çështje gjyqësore për një ligj që ndalonte qeverinë federale SH.B.A. nga njohja e martesave mes personave të të njëjtit seks, Gjykata vendosi se shtetet individuale mund të vendosin nëse janë apo jo për të lejuar individëve të të njëjtit seks të martohen me njëri-tjetrin.

Përgatiti: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button