“Tërhiqen” ndërkombëtarët. Demarkacioni në duart e politikanëve tanë!

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi duket se po merr një kahe tjetër. Ndërkombëtarët kanë hequr përfundimisht dorë nga ky proces, duke lënë gjithçka në duart e vendorëve.

Një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se ndërkombëtarët më nuk po bëjnë presion për çështjen e demarkacionit.

Sipas këtij burimi tanimë janë zvogëluar edhe gjasat që të kaloj çështja e Demarkacionit.

“Tani për tani, çështja e Demarkacionit është çështje konfuze, gjasat  më të mëdha janë që s’do të kaloj, sidomos pas qëndrimeve të fundit të ndërkombëtarëve, të cilët këtë çështje e kanë lënë në dorën e vendorëve”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Në anën tjetër Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci, dje në një prononcim për Gazetën Blic tha se ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë apo jo.

“PDK-ja ende nuk ka vendosur, nëse do ta votoj apo jo, duhet të thellohemi më shumë në gjetje dhe hulumtime për ta kuptuar saktë se ku qëndron pika kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë Grabovci.

Po ashtu edhe Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë ditë më parë se votimi i projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit nuk është kusht për liberalizimin e vizave.

Fillimisht ishin tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK e Nisma të cilët kundërshtuan Demarkacionin me Malin e Zi, duke theksuar se me këtë proces Kosova i humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Përpos që u protestua kundër marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin, partitë opozitare penguan Kuvendin, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button