Greqia kundër sanksioneve të BE-së ndaj Maqedonisë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, ashpër e ka kundërshtuar idenë për sanksione evropiane për Maqedoninë në takimin e djeshëm të Këshillit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, njofton Portalb.

Sipas Koxias, BE-ja, nuk do t’i ndihmojë Maqedonisë nëpërmjet sanksioneve dhe trysnive publike, por duke vepruar nëpërmjet kanaleve më diplomatike dhe në drejtim të zhvillimit të kulturës së kompromisit, dialogut demokratik dhe demokracisë në punën e mediave.

Koxias në deklaratat për gazetarët, pas mbarimit të mbledhjes së djeshme, ka theksuar se mungesa e demokracisë dhe aftësisë për kompromis, është problemi kryesor për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe jo veto-ja e Greqisë ose kërkesa të zgjidhet çështja e emrit.

Përpara kolegëve, ai ka theksuar se disa partnerë evropian e kanë përkëdhelur Maqedoninë, duke e bërë pushtetit të paaftë që të bëjë kompromise edhe brenda vet shtetit, por edhe me fqinjët e saj.

“Për shkak të mënyrës se si e trajtojnë evropianët, Qeveria nuk mësoi të bëjë kompromise në çështjet kryesore që i kemi sot. Të ndihmohet që të krijohet kulturë e kompromisit. E dyta, të ndihmojmë në zhvillimin e demokracisë, veçmas të kontribuojmë që të ketë listë të rregullt zgjedhore dhe funksionim demokratik të mediave. E treta, nuk duhet të mendohet për sanksione. Unë dhe në përgjithësi Qeveria greke, jemi kundër sistemit të sanksioneve dhe në rastin me IRJM-në, nuk do të lejojmë sanksione. Miqtë e vërtetë të cilat përkujdesen për stabilitetin e këtij shteti janë si Greqia dhe Bullgaria dhe përsërita se duhet krijimi i këtij shteti është fakt real i cili duhet të shihet si pozitiv. Megjithatë, emrin që e ka dhe irredentizmi janë elemente negative”, deklaroi Koxias, transmeton Portalb.

Ministri grek, propozoi që Bashkimi Evropian ta zvogëlojë trysninë publike ndaj Qeverisë së Maqedonisë dhe t’i ndihmojë dhe të veprojë nëpërmjet kanaleve diplomatike.

“Duhet më pak të flasim për problem e brendshme të IRJM-së, t’i ndihmojmë në të gjitha mënyrat dhe mundësitë nëpërmjet rrugëve diplomatike dhe të mos paraqitemi vazhdimisht në publik për t’i bërë trysni Qeverisë së IRJM-së të lëvizë në një apo tjetër drejtim. Kush e di sa të thirresh në demokraci, kur bën trysni, ajo mund të kuptohet si sjellje jo-demokratike ose të lindë ndjenja armiqësore drejt demokracisë”, theksoi shefi i diplomacisë greke.

Sipas Koxias, BE-ja, duhet të ketë kujdes edhe në faktin se edhe Maqedonia edhe vendet e Ballkanit Perëndimorë nuk i vëzhgojnë parimet e sjelljes së fqinjësisë së mirë, përkundrazi përgjigjen kundër idejave dhe propozimeve greke. Në vend të fqinjësisë së mirë, ata sillen me sjellje nacionaliste që mund të ndikojë seriozisht në perspektivën e tyre për anëtarësim në BE. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button