Isa Mustafa ende s’e ka liruar nga detyra Ministrin e akuzuar

Prokuroria e Shtetit ka katër ditë që ka ngritur aktakuzë ndaj Ministrit Ferid Agani. Ai akuzohet për keqpërdorime sa ishte Ministër i Shëndetësisë. I ka shkruar Kryeministrit për ta liruar nga detyra derisa të sqarohet me drejtësinë. Por, Shefi i Qeverisë, ende s’e ka nënshkruar shkarkimin e tij. Zëdhënësi i Faton Abdullahu ka thënë të shtunën se po e pret të konsultohet ne PDK’së dhe PD për të liruar nga detyra Ministrin e akuzuar.

Isa Mustafa po vazhdon ta ketë në kabinetin e tij një Ministër mbi të cilin rëndojnë akuza zyrtare të Prokurorisë se ka keqpërdorur detyrën e tij. Fjala është për Ferid Aganin, aktualisht, Ministër i Planifikimit Hapësinor, të cilit i është ngritur aktakuza të mërkurën e javës së kaluar.

Agani i ka shkruar Shefit të tij kërkesë për lirim nga detyra, por letrën e tij ende s’e ka nënshkruar Isa Mustafa.

Shefi i Qeverisë ende s’e ka thënë asnjë fjalë për vartësinë e tij i cili me aktakuzë po vazhdon të ushtrojë pozitë të lartë në Qeveri.

Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, s’është përgjigjur të dielën thirrjeve të gazetës. Por, një ditë më parë, Abdullahu ka thënë për media tjera se Kryeministri është duke pritur të konsultohet me PDK’në e PD për të liruar pastaj Aganin nga detyra.

Agani, në një intervistë për REL, ka thënë se s’është interesuar të mbajë pozitë të lartë në Qeveri në kohën sa përballet me akuzën e Prokurorisë. Ka thënë se do të dalë i pafajshëm pasi s’ka bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm.

Bashkë me Ferid Aganin, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe për 63 persona të tjerë të përfshirë në vepra kriminale të keqpërdorimit me pacientë dhe me sëmundjet e tyre. Fjala është për rastin “Stenta”, ku mjekët në mënyrë të koordinuar kanë dërguar pacientë në spitale private, duke iu marrë ryshfet prej 5 deri në 5 mijë euro. Në aktakuzë janë mjekët kryesor që merren me sëmundjet e zemrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button