Mënyra se si t’i largoni rrudhat e shkaktuara nga buzëqeshja

Ju me siguri ndiheni krenare që keni pasur një jetë të lumtur por ndoshta nuk dëshironi që ta shfaqni atë.

Këto janë disa nga mënyrat natyrale se si të mund t’i largoni rrudhat e shkaktuara nga buzëqeshja juaj.

Të aplikosh pothuajse çdo lloj të vajit në lëkurë ndihmon për ta mbajtur atë të lagësht. Disa nga këto vajra janë: i kokosit dhe i ullinjve. Thjesht, vendoseni pak vaj në gishtërinjtë dhe masazhojeni rreth gojës dhe linjave të buzëqeshjes. Nëse e lini gjatë natës, do të keni rezultate akoma më të mira.

Të aplikosh kremra special për natën mund të jetë paksa më e vështirë sepse duhet t’i lini deri në tetë orë për të pasur efekt. Kërkoni nga ata që kanë efekte kundër plakjes dhe përbërje natyrale siç janë kolagjeni, antioksidantët, vaji i arrave dhe vitamina E.

Të hash fruta është mire për shëndetin, por t’i aplikosh në fytyrë është akoma më e mirë. Ato i tërheqin linjat e fytyrës dhe i largojnë rrudhat. Më i miri për këtë është lëngu i lëmonit dhe i ananasit.

Përzieni një lugë gjelle të erëzave pluhur dhe tre lugë mjaltë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj. Lini atë për 20 minuta ose gjatë tërë natës dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Maskat si kjo ndihmojnë në uljen e rrudhave rreth gojës dhe syve.

Ta ushtrosh fytyrën ndikon në forcimin e muskujve të cilët e parandalojnë formimin e rrudhave. Ja si mund ta bëni këtë: vendosni majat e gishtave tuaj rreth linjave të buzëqeshjes, dhe pastaj buzëqeshni aq sa buzët tuaj të mos e prekin njëra-tjetrën. Qëndroni ashtu 5-10 sekonda, pastaj pushoni dhe bëjeni prapë, deri 30 herë në ditë.

E keni dëgjuar me mijëra herë: pini sa më shumë ujë. Uji është i mirë për lëkurën tuaj, që ta mbajë atë të hidratuar dhe që qelizat tuaja të jenë sa më të shëndetshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button