Mbaroi seanca e fundit parlamentare për 2013-tën

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, gjatë ditës së sotme e ka përfunduar edhe seancën e fundit për vitin 2013.

Gjatë seancës së 77 deputetët e shumicës parlamentare nuk i kanë dhënë mbështetje Propozim ligjit të deputetit të Partisë liberale, Ivon Veliçkovski për ndalimin e shfrytëzimit të simbolit të Virginës në Flamurin e Republikës së Maqedonisë, para hyrjes së fuqi të marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar mes Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë, të vitit 1995.

Ndërsa në suaza të seancës së 80-të u përkrahën propozim ndryshimet për mbylljen e procedurave të falimentuesve, në pajtueshmëri me Ligjin për zgjidhje të detyrueshme të falimentimit dhe likuidimit, Ligjit për tatim e vlerës së shtuar , plotësimit të Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, ndërsa me kërkesë të Qeverisë janë tërhequr ligjet për veprimtari radio-difuzive.

Lajme të ngjashme

Back to top button