Belgjikë, tre terroristë të dyshuar akuzohen për tentim vrasje

Zyra e prokurorit federal të Belgjikës thotë se tre shtetas të Belgjikës, të arrestuar një natë më parë, janë akuzuar për përpjekje për kryerje të vrasjeve terroriste dhe për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit terrorist.

Më tutje, kjo zyrë ka njoftuar mbrëmë se nëntë të dyshuar të tjerë, që ishin arrestuar gjatë bastisjeve natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, janë liruar.

Gjatë këtyre bastisjeve në gjithë Belgjikën, ishin arrestuar gjithsej 12 vetë të dyshuar për planifikim të sulmeve të reja terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button