LSDM: Përgjegjësi për hyrjen në TV 21 duhet të ketë

LSDM sot në mënyrë të ashpër dënoi vandalizmin në TV21 nga sigurimi i Nikolla Gruevski dhek ërkoi përgjegjësi për kryerësit e këtij akti.

“Ky akti vandal është edhe një dëshmi se sa shumë është e cenuar informimi në Maqedoni, tregon sa është shkatërruar demokracia. Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tyre më shumë kanë frikë nga e vërteta dhe ikin nga realiteti” thuhet në reagim.

Nga partia thonë se personi që rrejshëm ka pohuar se është pjesë e qytetarëve, ka treguar se ka frikë dhe ka ikur nga opinioni.

“Tregoi se dëshiron të jetë i izoluar në botën e tij imagjinare, e ndërtuar me mure të lartë si parcelat në Vodno. Përgjegjësi për hyrjen me dhunë duhet të ketë” thuhet më tej në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button