Shqipëria “mburret” me Lazaratin
“GlobalPost” publikon 10 historitë më të lexuara të saj gjatë vitit 2013-të, dhe “Kryeqyteti europian i marijuanës nuk është Amsterdami” por në këtë listë bën pjesë edhe Lazarati.
“Lazarati është i njohur si kryeqyteti i drogës në Shqipëri, famëkeq për kanabisin dhe mosbindjen. Nga vjeljet vjetore fitohen pothuajse 6 miliardë dollarë, sipas policisë italiane, transmeton Albeu.
Edhe pse autoritetet vendore e kundërshtojnë këtë shifër, ata pranojnë se prodhimi i marijuanës po lulëzon”, shkruan GlobalPost.