Mustafa ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Aganit

Kërkesa e ministrit të Ambientit, Ferid Agani, për t’u liruar nga posti i ministrit ende nuk është shqyrtuar nga kryeministri, Isa Mustafa.

Por, Faton Abdullahu, zëdhënësi i ri i Qeverisë dhe këshilltari për media i Mustafës, ka deklaruar për Telegrafin se kërkesa e Aganit shpejtë do të shqyrtohet dhe më pas do të dilet me një vendim.

“Për momentin kemi vetëm deklaratën e zotëri Aganit, e cila do të shqyrtohet dhe më pas do të merret një vendim për këtë çështje”, ka thënë Abdullahu.

Këshilluesi i Mustafës ka deklaruar po ashtu se vendimi do të merret duke u koordinuar me partnerët e koalicionit – Paritnë Demokratike të Kosovës.

“Sikundër edhe deri më tani, vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që përbëjnë qeverinë aktuale”, tha Abdullahu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button