FRI – Kumanovë, edhe sivjet afër nevojtarëve me shportën e Ramazanit

Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me shoqatën edukative “ Vllaznia” realizoi shpërndarjen e parë të shportave të Ramazanit për këtë vit.

Shpërndarja e shportave me artikuj ushqimorë themelorë, u bë në qytetin e Kumanovës, ku u shpërndanë gjithsej 260 shporta; në Çerkez 80, në fshatrat e komunës së Likovës, si në: Vaksincë dhe Orizare nga 70 shporta, 30 paketa si dhe 70 shporta në Allashec, Bellanoc dhe Runicë, si dhe 100 shpor-ta në lagjen e romëve.

Shpërndarja kryesisht u realizua në familjet e varfëra, skamnore dhe te jetimët. Në ndërkohë, vazhdon mbledhja e shportave dhe shpërndarja e tyre edhe ditëve në vijim, deri në fund të muajit Ramazan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button