Microsoft do të monitorojë dhe kontrollojë shitjen e marihuanës

Kompania amerikane Microsoft do të angazhohet në kontrollin dhe monitorimin e shitjes ligjore të marihuanës, në bashkëpunim me “Kind Financial”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC, kompania “Kind Finacial” ka zhvilluar software të quajtur “Agrisoft Seed to Sale”, e cila tashmë tre vite është në treg dhe do të jetë në dispozicion përmes aplikacionit të Microstoftit “Cloud”.

Njëri nga zyrtarët e lartë të “Kind Financial” David Dinenberg deklaroi se Microsoft do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë shtetit, sa i përket zbatimit të dispozitave ligjore në lidhje me shitjen e marihuanës.

Sipas tij, Microsofti do të mundësojë anëtarësimin në këtë platformë vetëm të atyre që u përmbahen dispozitave ligjore. Dinenberg theksoi rëndësinë e zbatimit të sistemit për kontrollin dhe monitorimin e shitjes së marihuanës e cila është e lejuar në 25 shtete.

Në mesin e 25 shteteve ku lejohet shitja e marihuanës vetëm nëntë prej tyre kontrollohen në mënyrë aktive dhe monitorohet shitja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button