BE-ja zgjat dhe një vit sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të zgjasë edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe Sivastopolit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë më shkrim nga Këshilli i BE-së, thuhet se masat kufizuese do të vazhdojnë deri në 23 qershor 2017.

Sipas këtij vendimi kufizohen veprimet e shtetasve dhe bizneseve të BE-së në Krime dhe Sivastopoli.

Disa mallra në fushën e teknologjisë dhe energjisë janë të ndaluara të eksportohen drejt rajonit të Krimesë. Veçanërisht po pengohet dërgimi i produkteve që ndihmojnë në kërkimin e gazit natyror, naftës bruto dhe pasurive nëntokësore. Në këto sektorë nuk lejohet të jepet ndihmë teknike dhe janë të ndaluara gjithashtu aktivitetet në fushën e ndërtimit.

Rusia aneksoi më 18 mars 2014 Krimenë dhe qytetin e Sivastopolit në mënyrë të jashtëligjshme.

Pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe problemeve me Ukrainën, BE-ja, SHBA-ja dhe disa vende të tjera morën masa shtrënguese ekonomike ndaj Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button