Pas mbylljes së kufijve në Ballkan vazhdon pritja e refugjatëve në “purgator”

Dhjetëra mijëra refugjatë të cilët braktisën vendet e tyre me shpresën për një jetë më të mirë, që prej 9 marsit, pas mbylljes së kufijve të vendeve të Ballkanit, vazhdojnë pritjen në këto vende, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh azilantësh vazhdojnë të presin në kampet e vendeve ku ishin pas vendimeve për mbylljen e kufijve, ku fillimisht Kroacia mori këtë vendim dhe më pas Serbia dhe Maqedonia.

Refugjatët më të shumtë janë në Greqi. Në këtë vend ndodhen 39 kampe. Numri i plotë i azilantëve që ndodhen në Greqi duke përfshirë këto kampe, disa kampe jo zyrtare dhe qendrat e banimit nën kujdesin e OKB-së është 56. 701.

Refugjatët e shumtë në këtë vend qëndrojnë në pjesën veriore të tij. Në rajonin ku ndodhet dhe kufiri me Maqedoninë ka gjithsej 26 kampe, nga të cilat 10 janë në Selanik. Numri i azilantëve që qëndrojnë në rajonin e Selanikut shkon në 23. 837.

Në rajonin Attiki ku bën pjesë edhe kryeqyteti, Athinë, janë gjithsej 7 kampe dhe në to qëndrojnë 9.943 azilantë. Ndërsa në rajonin qendror të Greqisë ka 5 kampe në të cilët qëndrojnë 2.234 njerëz. Ndërsa në jug ndodhet vetëm një kamp në të cilin ka 248 azilantë.

Krahas këtyre kampeve të cilat janë nën kontrollin e shtetit janë edhe 5 mijë azilantë të cilët jetojnë jashtë këtyre kampeve. Më i rëndësishmi mes tyre është ai i Pireut. Në këtë vend afërisht prej 3 muajsh qëndrojnë 303 azilantë. Ndërsa thuhet se rreth 1.500 persona qëndrojnë me harxhimet e tyre jashtë kampeve.

Nga ana tjetër për shkak të marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së 8.422 azilantë të cilët ndodhen në 5 ishujt e Greqisë nuk do të lëvizen nga këto vende.

Nën përkujdesin e OKB-së në bazë të programit të rivendosjes përmes fondeve të këtij institucioni 5.602 azilantë ndodhen në shtëpi të marra me qira në qytete të ndryshme.

Javën e shkuar ka nisur regjistrimi dhe vlerësimi i atyre personave që do të aplikojnë për azil në Greqi me mbështetjen e Zyrës së Azilit të Europës në Greqi (EASO) dhe Komisionerit për Refugjatët pranë OKB-së.

Në këtë kuadër do të vlerësohen kërkesat e personave që ndodhen atje. Në bazë të këtyre aplikimeve, këta persona që ndodhen atje ose do të riatdhesohen, ose do të bëhen pjesë e planit të akomodimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button