Përplasje e re mes Demokracisë së Re dhe Koxias për çështjen e emrit

Zënkë e re për atë se kush i mbron interesat kombëtare greke dhe kush dëshiron të bëj lëshime, në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë. Ky ka qenë rezultati i një debati të ashpër mes opozitës, gjegjësisht, Demokracisë së Re dhe Qeverisë greke, njofton Portalb.

Arsyeja është vendimi që të ribrendohet Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Greqisë dhe ta ndërrojë logon e saj, me atë do të fshihet termi “maqedonase” nga logo.

Logoja e vjetër e agjencisë së lajmeve greke e ka mbajtur emrin e plotë të agjencisë, duke përfshirë edhe simbolin edhe diellin, përderisa logoja e re e mbanë vetëm emrin “Agjencia”.

Fshirja e emrin “maqedonase”, nga logoja, për Demokracinë e Re, është shkelje e historisë dhe ofendim për publikun. Madje, 53 deputetë nga partia e djathtë i kanë dërguar pyetje të përbashkët ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, nga i cili kërkojnë sqarim se pse është bërë dhe kujt i shërben ky ndryshim. Sipas tyre, fshirja e tre shkronjave të cilat qëndrojnë për Agjencinë Informative Maqedonase dhe të cilat janë simbol të historinë së Greqisë së Veriut, janë ofendim për publikun dhe përkujtimin historik, transmeton Portalb.

Ministri Koxias, u është përgjigjur me shkrim, pyetjes së deputetëve duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat e opozitës për çfarëdo zbutje të qëndrimit grek. Në reagim mund të vërehet se ndryshimi i logos nuk ka kurrfarë lidhje me politikën e jashtme greke, duke komentuar se opozita me këtë çështje vetëm do ta tërheqë vëmendjen e publikut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button