A pranohet reforma në drejtësi me lirimin e Roshit, Bushit, apo të Shukriut Z.Lu ?

Elvis Roshi do të gjykohet në arrest shtëpie, pasi si kryefamiljar dhe i vetmi që sjellë të ardhura në familje, sepse e shoqja dhe dy fëmijët e tij janë shtëpiakë…deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

Por të mendosh për Elvisin në këtë mënyrë, për Arturin në këtë mënyrë, për Shukriun në këtë mënyrë dhe përcilindo person që vishet me pushtet politik, apo që politikës në tërsi i preken interesat partiake, kjo gjë më duket krejtësisht e padrejtë. Kryefamiljar ishte dhe ai që u mbyt në qelitë e burgut për mospagimin e faturave të energjisë elektrike dhe ai nuk kishte asnjë të ardhur familjare, madje sot, familja e tij gjendet në mëshirën e fatit. Kryefamiljar ishte edhe ky tjetri që vuante po të njëjtin dënim për dritat dhe ku fëmijët e tij humbën jetën në aksident rrugor, duke shkuar vizitë për të parë babain e tyre.

E nëse ky është standarti i reformës në drejtësi, në djall shkoftë, ne nuk kemi pse e duam!! Ky diferencim i njëanshëm, ju jep mundësinë disa njerëzve të bëhen Zot mbi Zotin në këtë vend.

Përfitoj nga rasti që t’ju bëj një thirrje miqsore partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë; të heqin dorë nga kjo reformë me disa standarte, pasi kjo nuk është shpresë për të ardhmen e Shqipërisë drejtë perëndimit. Kështu vritet shpresa totale për një Shqipëri demokratike, kështu vriten dhe njerëzit çdo ditë e më shumë nga mjerimi por edhe nga forca e një pushtetit që kërkon të kalërojë me çdo kusht, apo formë, mbi kurrizin e mijëra familjeve shqiptare.

Hiqni dorë dhe mos u bëni palë me një strategji të kapur e të kalbur tashmë, sepse juve një ditë mandati do t’ju mbarojë dhe do të mund të jetoni të qetë dhe në bollëk në pjesën e diellit që u takon, por ama kjo reformë do të vulosej këtu thell, në këtë padrejtësi të madhe sociale dhe ekonomike për ne shqiptarët.

Nëse na doni aq sa thoni; bëjeni një punë të saktë dhe të ndershme, hapni dosjet dhe fshijeni nga çdo hartë qeverisëse këtë kastë politike komuniste të konsumuar, jepuani shancin rinisë të ndërtojë të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk ka nevojë për reformë drejtësie, por për katarsis të politikës së vjetër.

Me shpresën që më dëgjuat në heshtje, ju falenderoj paraprakisht. Gjithë të mirat për ju!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button