Tjetër injorancë tronditëse e Donald Trump-it: Belgjika është qytet i mrekullueshëm!

Kandidati kontravers i republikanëve amerikanë për president, Donald Trump, ka bërë gafën e radhës, por jo me aq zarar, duke thënë se Belgjika është qytet i mrekullueshëm. Ai po mbante një fjalim në Atlanta ku e cilësoi shtetin europian si  “një qytet të mrekullueshëm me ndërtesa të bukura“, siç njofton Spiegel.

E për më tepër, Trump ka thënë se ka qenë në atë “qytet” para disa viteve. Ndërkohë, shumë njerëz në rrjetet sociale kanë përqeshur Trumpin për injorancën e tij, kësaj here në Gjeografi.

Por më parë, pas sulmeve në Bruksel, Trump e cilësoi Brukselin si një “qytet i tmerrshëm” dhe “bunker i kriminelëve”.

Para disa ditësh, lideri i shumicës republikane në senatin amerikan Mitch Mçonnell kishte këshilluar Trumpin që nëse zgjidhet president, i duhet të zgjedhë një këshilltar të mirë.

“Atij i duhet dikush me përvojë të madhe dhe njohuri të thella. Është e qartë se nuk ka njohuri të duhura mbi temat politike”, ka tënë ai, transmeton Tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button