Bejli: Zgjidhja e krizës është në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Zgjidhja për krizën politike qëndron në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe kjo është ajo për të cilën angazhohemi bashkë me kolegët e BE­së, deklaroi sot ambasadori i SHBA-­së, Xhes Bejli, njofton Portalb.

“Takohemi me partitë dhe bisedojmë për shumë tema. Jemi duke punuar për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinës, e cila na orientoi për përcaktimin e përgjegjësisë, duke i pasur parasysh përgjimin dhe pohimet serioze të cilat dolën prej saj. Shpresojmë se do të pasojnë reforma dhe zgjedhje kredibile dhe se njerëzit do të marrin pjesë në këtë proces. Kjo është esenca e Marrëveshjes së Përzhinës dhe ajo që SHBA-­ja dhe BE­ja po përpiqen ta arrijnë si miq të Maqedonisë”, tha Bejli në konferencën e përbashkët të MPB-­së me ministrin e Punëve të Jashtme, Mitko Çavkov, pas promovimit të sistemit të ri për xhirim të policisë rrugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button