BPRM: Tregu devizor është stabil dhe nuk ka nevojë për intervenime

Parashtrimi monetar është adekuat dhe shkalla e interesit të bonove të thesarit mbetet e pandryshuar. Tregu devizor nga java e fundit e majit deri më tani është stabile dhe pothuajse pa nevojë nga intervenimet e BPRM­-së, që çon në stabilizim të dukshëm të pritjeve dhe besimit të subjekteve ekonomike dhe zvogëlim të preferencave për disponim me devizat. Megjithatë, pasiguria e ndërlidhur me ngjarje politike në vend dhe klimën globale është akoma e pranishme, vlerëson Komiteti për politikë operative monetare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

“Acarimi i politikës monetare në fillim të majit, tani për tani, është reagim i mjaftueshëm për presionet në tregun devizor dhe mbi bazën depozitare të bankave, të shkaktuara nga faktorët vendorë nga karakteri joekonomik. Ndërkohë, në periudhën e fundit, janë të dukshme shenjat e stabilizimit të pritjeve dhe besimit të subjekteve ekonomike, ndërsa vlerësimet për gjendjen e shëndoshë të fundamenteve ekononike edhe më tej janë pozitive”, konstatoi në seancë Komiteti.

Në kumtesën e BPRM­së theksohet se të dhënat për aktivitetin ekonomik çojnë në rritje të mëtutjeshme të aktivitetit në ekonominë vendore, e cila sipas të dhënave të vlerësuara për BPV-­në për tremujorin e parë arrin 2 për qind. Realizime pozitive janë vërejtur në pothuajse të gjitha veprimtaritë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button