Valls: Do të jemi dëshmitarë edhe të shumë sulmeve në Francë

Kryeministri francez Manuel Valls deklaroi se në Francë mund të kryhen edhe shumë sulme të tjera dhe se njerëzit e pafajshëm mund të humbin jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Valls në radion France Inter u shpreh se kanë bërë ç’është e mundur për parandalimin e sulmeve terroriste në Francë.

Duke vënë në dukje se që nga viti 2013 shërbimet inteligjente kanë parandaluar 15 sulme, Valls ka theksuar se po ndiqen pa pushim personat për të cilët mendohet se mund të jenë terroristë.

Valls tha se janë të detyruar të ofrojnë çdo mundësi për të cilën kanë nevojë shërbimet inteligjente dhe policia. “Do të jemi dëshmitarë edhe të shumë sulmeve në Francë. Edhe shumë njerëz të pafajshëm do të humbin jetën e tyre”, tha Valls.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button