Strehimi politik: parajsa e organizimit shoqërorë

14.06.2016 – Disa krijesa, si milingonat, bletat, dhe disa specie të
Disa krijesa, si milingonat, bletat, dhe disa specie tëzogjëve dhe të peshkut në mënyrë instinktive punojnë me kosheren dhe tufën e tyre respektive. Ky veprim instinktiv është shumë i rëndësishëm për mbijetesën e këtyre specieve dhe shpesh kërkohet të sakrifikojnë veten e tyre për mirëqenien e grupit. Gjitarët shpesh jetojnë në kope dhe udhëtojnë sëbashku nga një lokacion në tjetrin, varësisht nga sezona dhe koha. Luanët jetojnë sëbashku në një familje tufë luanësh, dhe ujqit gjithashtu jetojnë në tufë me qëllim që ta bëjnë më të lehtë gjuetinë.

E njëjta gjë vlen edhe për qeniet njerëzore, ku njerëzit nuk jetojnë në izolim por u bashkangjiten grupeve për arsye të ndryshme. Qeniet njerëzore u bashkangjiten grupeve për shoqërim, për mbijetesë dhe siguri, për
përkatësi dhe status, për fuqi dhe kontroll, dhe në fund njerëzit bashkangjiten grupit për arritje më të madhe sepse individualisht nuk mund të arrijnë ate që mund të arrijnë në grup. Kompleksiteti dhe ambiciet e jetës njerëzore kërkojnë që ne të punojmë në grupe. Në sipërfaqe, duket sikur të gjith ne jemi anëtarë të sëpaku një grupi, ndërsa shumica prej nesh jemi anëtarë në më shumë grupe. Edhe pse anëtarsimi ynë mbrenda disa prej këtyre grupeve është jo i vullnetshëm, si për shembull familja, shumica e asaj që ne shpresojmë të prodhojmë dhe arrijmë mund të arrihet vetëm nëpërmes veprimit kolektiv. Në një nivel edhe më thelbësorë, qeniet njerëzore mund të kenë një nevojë të lindur që t’u takojnë grupeve, që vjen prej presioneve evolucionare që ka rrit gjasat e njerëzve për mbijetesë dhe riprodhim kur jetonin në grupe sesa në izolim.

Partitë politike janë një ilustrim konkret i formimit të një grupi, ku disa apo më shumë anëtarë merren me organizim politik dhe shoqërorë. Në këtë organizim politik apo shoqërorë, anëtarët e ndryshëm i bashkangjiten një
partie politike vullnetarisht për të njëjtat arsye që u përmendën më lartë si bashkangjitje të çfarëdo grupi shoqërorë. Por ajo që është e rëndësishme për këtë shkrim konkret është arsyeja e mbijetesës dhe sigurisë që sjell bashkangjitja ndaj partive politike, përshkak të fuqisë që mund të ketë një organizim politik. Me fjalë tjerra, partitë politike përfaqësojnë një ombrellë strehimi për secilin anëtarë, ose sëpaku figurat kryesore të një partie politike, që ndjehen të sigurtë jo vetëm se do të mbijetojnë, por edhe do të bëhen të fuqishëm përderisa qëndrojnë nën strehimin e logos partiake.

Vendi ynë është përplotë me shembuj, ku një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve ose figurave kryesore partiake janë strehuar dhe vazhdojnë të strehohen në kuadër të logos partiake. Një pjesë e anëtarëve, por pse jo
edhe figurat kryesore partiake, kanë keqpërdorë dhe vazhdojnë të keqpërdorin këto grupime politike duke u strehuar në kuadër të ombrellës partiake për shumë manipulime dhe keqpërdorime që kanë bë gjatë karierës së
tyre politike. Në realitet, një nga arsyet kryesore, por pse jo edhe e vetme, për bashkangjitjen ndaj një partie politike, qoftë në pozitë apo opozitë, është pikërisht mbijetesa, siguria, dhe fuqia që ofron partia politike. Partitë tona politike, jo vetëm që i strehojnë këta njerëz, por në të njëjtën kohë i toleron të shndërrohen edhe në mbrojtës të mëdhenj të kauzës kombëtare, ku si rezultat shumë njerëz tjerrë tmerrohen dhe ikin nga këto grupime politike dhe shoqërore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për jetën dhe organizimin fetar në vend, ku shumë prijës fetar janë strehuar dhe vazhdojnë të strehohen nën ombrellën e organizimit fetar dhe shndërrohen në mbrojtës të mëdhenj të kauzës fetare.

Përshkak të këtij fenomeni të strehimit politik, tani janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që partitë politike të përfundojnë me këtë strehimin ndaj këtyre anëtarëve apo figurave kryesore partiake sa nuk është vonë.
Tani është koha ku çdo figurë publike duhet të vishet me petkun origjinal të veprimit politik, dhe të përfundojë manipulimi në emër të kombit dhe fesë. Çdo figurë publike duhet të mbaj përgjegjësi për sjelljen e vete
politike gjatë tërë kësaj periudhe kohore të pluralizmit në vend. Nënkuptohet, partitë politike sërrisht duhet të ofrojnë mbijetesë dhe siguri për anëtarët e vet, por jo edhe për ata që në kontinuitet kanë abuzuar në emër të kauzës kombëtare dhe fetare. Organizimi politik dhe shoqërorë nuk duhet në asnjë variant të jetë peng i strehimit të ndonjë figure publike sepse në të kundërtën rrezikojnë të zhbëhen totalisht, dhe të kemi një apati të jashtëzakonshme shoqërore ndaj organizimit shoqërorë në përgjithësi, ashtu siqë është duke ndodh. Besimi ndaj organizimit politik dhe shoqërorë mund të rikthehet vetëm duke përfunduar parajsën e strehimit politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button