Të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”, vazhdojnë të ankohen për keqtrajtim nga policia e Maqedonisë

Vazhdon keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin “Lagjja e Trimave”. Këtë e vërteton edhe njëri prej të akuzuarve  Sevdail Miftari, raporton Portalb.

Miftari para Gjykatës tha se njësiti special dhe policia gjatë rrugës i ka keqtrajtim.

“Po na malltretojnë, derisa po na sjellin në Shkup. Na shkelin me këmbë”, tha Miftari në seancën e sotme gjyqësore.

Në ndërkohë, sot po zhvillohet seanca e dytë, pas bashkimit të dy lëndëve në lidhje me ngjarjet në Kumanovë.

Për shkak të bashkimit të dy lëndëve, gjykatësja sipas procedurës ligjore, po i lexon deklaratat e mëparshme të dëshmitarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button