Erdogan: Askush të mos testojë tolerancën tonë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim duke iu drejtuar deputetëve në një program ifatari në rezidencën presidenciale në lidhje me marrëdhëniet me Bashkimin Europian tha se “Marrëdhëniet tona me Bashkimin Europian duke mbrojtur qëndrimin tonë të nderuar dhe interesat kombëtare do ti vazhdojmë aq sa ato të shkojnë. Nuk duhet të dëmtohet kurrë qëndrimi kombëtar. Turqia nuk është një vend i zakonshëm, nuk është një popull i zakonshëm. Askusht të mos testojë tolerancën tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

– “Do të vazhdojmë brenda dhe jashtë luftën tonë që po kryejmë kundër terrorizmit”-

Duke tërhequr vëmendjen për vazhdimësinë e luftës kundër organizatave terroriste Erdoğan u shpreh: “Do të vazhdojmë me vendosmëri brenda dhe jashtë luftën tonë që po kryejmë kundër terrorizmit. Shteti ynë kundër terroristëve do të tregojë grushtin e hekurt, ndërsa ndaj popullatës së prekur të rajonit do të tregojë fytyrën mëshiruese duke marrë të gjitha masat dhe të ndërtojë qetësinë dhe paqen. Në kufijtë tanë me Sirinë do të kundërshtojmë deri në fund çdo zhvillim që kërcënon të ardhmen e vendit dhe të popullit duke përdorur të gjitha mundësitë tona qofshin ato politike, diplomatike dhe ushtarake. Ne si Turqi nuk do të lejojmë kurrë një situatë të tillë në veri të Sirisë, kushdo që të jetë.”

– “Rregullat e brendshme të Kuvendit duhet të ndryshojnë”-

Presidenti Erdoğan ka theksuar se në Kuvend janë shumë çështje që presin për tu diskutuar. “E di që në agjendën e Kuvendit ka shumë çështje të rëndësishme. Këto duke i vendosur me patjetër në zbatim duhet të hapin rrugën e Turqisë, duhet të përshpejtojnë ecjen. Sipas meje hapi i parë që duhet të hidhni me shpejtësi është të ndryshoni rregulloren e brendshme të Parlamentit. Sepse rregullorja aktuale sjell primitivizëm në punën e tanishme të Parlamentit, duhet të shpëtojmë nga ky primitivizëm”, u shpreh Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button