Spanja thyen një tjetër rekord në Euro

Fitorja prej 1-0 kundër Republikës Çeke nënkupton se Spanja tani ka arritur një rekord të ri në Kampionatin Evropian – duke mos pranuar gol në gjashtë ndeshje. Çekët nuk ishin në gjendje që ta mposhtin De Gea-n dhe Gerard Pique i dha skuadrës së Del Bosuqe-s një fitore prej 1-0, në ndeshjen e parë në Euro 2016.

Spanja kaloi lojën e gjashtë radhazi në këtë garë – prej barazimit të fundit 1-1 me Italinë më 2012 – pa pësuar gol, shkruan Gazeta Express.

Gjashtë ndeshje radhazi pa humbje të Spanjës në këtë garë është një shenjë e mirë për spanjollët, të cilët pavarësisht dominimit të tyre në lojën e parë, e patën të vështirë për të shënuar derisa Pique shënoi me kokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button