UNICEF Kosovë: Njohuria mbi të drejtat e fëmijëve është ngritur, por ende ka pabarazi

Zyra e kryeministrit të Kosovës, sot ka mbajtur takimin e radhës të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve që funksionon në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe kryeministri i këtij vendi, Isa Mustafa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit thuhet se Kryeministri Mustafa bëri të ditur që Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë vazhdimisht përparime në punën e saj drejt vendosjes së fëmijëve në listën e prioriteteve, zhvillimit të infrastrukturës arsimore, shëndetësore si dhe në rritjen e sundimit të ligjit.

Duke theksuar se fëmijët përfaqësojnë realitetin e sotëm dhe të ardhmen e suksesshme të vendit, Mustafa tha se investimet në fëmijë, në shëndetin, ushqyeshmërinë, zhvillimin dhe edukimin social e emocional dhe në arritjen e barazisë gjinore, janë investime në shoqërinë demokratike dhe investim ekonomik me vlera të mëdha të kthimit të këtyre investimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button