Bisedimet Beograd – Prishtinë të transferohen në Moskë

Kryetari i të ashtuquajturit, Koalicion i personave të shpërngulur në Kosovë, Milosh Stojkoviç ka deklaruar se ky koalicion përpiqet që bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës të transferohen nga Brukseli në Moskë.

Stojkoviq ka thënë se pret që nga deputetët e Lëvizjes së Socialistëve (kryetar i saj është Aleksandar Vulin) në Parlament të përpiqen për këtë iniciativë të të shpërngulurve.

“Në bazë të marrëveshjes së Lëvizjes së Socialistëve dhe të Koalicionit të të shpërngulurve pres nga deputetët e Vulinit që të papërkulur të përpiqen për iniciativën tonë për transferimin e bisedimeve të Serbisë dhe të institucioneve të përkohshme të Kosovës nga Brukseli në Moskë”, ka thënë Stojkoviç.

Ai theksoi se “është e qartë që administrata e Brukselit më shumë po i mbron më shumë krimet e komandantëve të UÇK–së sesa që përkujdeset për pasurinë dhe të drejtat e të shpërngulurve nga Kosova”.

Stojkoviq ka vlerësuar se “bisedimet në Moskë do të ishin më domethënëse për jetën e përbashkët të serbëve e shqiptarëve në territorin e Kosovës dhe se misionit UNMIK duhet kthyer garancinë e stabilitetit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button