UEFA: Anglia dhe Rusia mund të diskualifikohen nga EURO 2016

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka paralajmëruar Anglinë dhe Rusinë se ekipet e tyre mund të diskualifikohen nga EURO 2016, nëse vazhdon dhuna e tifozëve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Më parë, UEFA njoftoi se do të nis procedurë disiplinore ndaj Federatave të Futbollit të Anglisë dhe Rusisë për shkak të trazirave të natës së kaluar në stadiumin e Marsejës.

Pas tre ditë përleshjesh fizike në mes të tifozëve anglezë, francezë dhe rusë në qytetin francez, dhuna ka vazhduar edhe në stadiumin Velodrome. Anglezët para ndeshjes së grupit B fishkëllyen himnin rus edhe pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin e barabartë (1:1). Tifozët filluar të përleshen në stadium.

“UEFA mund të marrë vetëm masa disiplinore për incidentet që kanë ndodhur brenda perimetrit të stadiumit”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button