Çfarë probleme sjellin takat e larta?

Takat e larta mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këmbët tuaj, por kjo nuk i ndalon femrat që t’i veshin, shkruan Shekulli.

Një studim tregon që veshja e takave të larta shkakton presion pjesës e përparme të këmbës se sa normalisht, duke dobësuar thembrat.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur mbathni taka të larta?

Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një grua vesh taka të larta. Ato bëjnë që stomakun ta shtyni përpara.

Kjo ndoshta mund t’ ju duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tuaj dhe shton trysninë poshtë shpinës, shkruan Femina. Disa raportime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke ju shkaktuar dhimbje të mëdha.

Rreziqet e veshjes së takave të larta:

– Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës;

– Dhimbje të shpinës për shkak që qendra e gravitetit ndryshon;

– Mpirje në gishtërinjtë e këmbës;

– Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbë;

Takat duhet të vishen në raste të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button