Sulm ajror në Idlib, 21 të vrarë

Sipas informacioneve paraprake të paktën 21 te vdekur dhe mbi 50 të plagosur, është bilanci i sulmeve të avionëve rusë dhe atyre të regjimit të Asadit në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i mbrojtjes civile në Idlib, Lejs el-Faris, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se avionë të regjimit të Asadit kanë bombarduar një treg në Idlib. Ai ka thënë gjithashtu se si rrjedhojë e këtij sulmi 18 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Faris tha se të plagosurit janë dërguar në spitalet e improvizuara më të afërt dhe se shumë godina për rreth janë dëmtuar si rrjedhojë e këtij sulmi.

”Forcat e regjimit të Asadit duke sulmuar një treg në muajin e Ramazanit firmosën edhe një tjetër masakër. Vendi i sulmit duket sikur një cehennem. Tregu ishte i mbushur me të vdekur dhe të plagosur” është shprehur Faris në vijim të fjalës së tij.

Duke theksuar se gjendja e disa nga të plagosurit është e rëndë, Faris tha se edhe avionët rusë kanë bombarduar një zonë të banuar në Maarret en-Numan të Idlibit. Sipas informacioneve të para të paktën 3 persona kanë humbur jetën në këto sulme, ka thënë Faris dhe më pas ka theksuar se shumë të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button