Vazhdon pritja e refugjatëve në kufirin e Hungarisë

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Hungari, Ernö Simon tha se janë të shqetësuar për lajmet e publikuara ku thuhet se Hungaria po përdor forcën për rikthimin e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Ernö ka theksuar se pas mbylljes së kufirit me Serbinë, Hungaria ka ngirtur qendra pranimi ku kjo proçedurë kryhet në kushte shumë të vështira.

Ernö në fjalën e tij gjithashtu thotë se pas mbylljes së rrugëve të kalimit, refugjatët që prej muajit shkurt vijnë drejt pikave të tranzitit të ngritura në kufirin Hungari Serbi. ”Në 3 muajt e fundit në këto pika kanë aplikuar për azil rreth 5 mijë refugjatë. Ndërsa pjesë e kësaj shifre nuk janë ata të cilët kalojnë telat. Numri i atyre që kanë kaluar telat gjatë kësaj periudhe ka shkuar në 15 mijë.”

Duke theksuar se refugjatët presin me durim dhe përputhje të rregullave të vendosur nga qeveria hungareze, Ernö në vazhdim tha: ”Kapaciteti i pranimit tek pikat tranzit janë shumë të ulta. Në shtatorin e vitit të kaluar kur këto qendra u ngritën, zyrtarët thanë se këto qendra do të pranojnë të paktën 100 persona në ditë, por sot shohim se këto pika pranojnë vetëm 10 – 15 persona në ditë. Në këto pika vijnë më shumë se 100 persona në ditë dhe për këtë arsye vazhdojnë pritjen e tyre pa zgjidhje.”

Ndërkohë duke thënë se refugjatët ndodhen në kushte shumë të vështira dhe se ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë, Ernö në vijim shtoi:

”Refugjatët kanë ngritur kamp me mundësitë e tyre në anën e Serbisë të kufirit. Këtu vijnë shumë familje me fëmijë, dhe të moshuar. Un kam njohur një familje që kishte një foshnjë 6 muajshe. Zakonisht zyrtarët u njohin përparësi familjeve me fëmijë. Ndërkohë ata që vijnë vetëm janë në kushte shumë të vështira. Në këto pika ka njerëz që detyrohen të presin dhe një muaj e gjysmë.”

Ernö tërheq vëmendjen se kushtet e jetesës në çadrat e improvizuara nga refugjatët nuk janë të përshtatshme. ”Në këtë rajon ka vetëm një çezëm. Refugjatët atë e përdorin për uj të pijshëm. Nuk ka asnjë mundësi të gjesh uj për tu larë. Deri në fund të javës së shkuar nuk kishte as tualet. Zyrtarët serbë fundjavën e shkuar sollën 3 tualete. Gjendja atje është shumë shqetësuese. Zyrtarët hungarezë nuk dhanë asnjë ndihmë muajin e parë. Ndëkrohë më pas filluan të sjellin një herë në ditë ushqim të ftohtë. Krahas punonjësve të OKB-së edhe shoqata të tjera mundohen ti vijnë në ndihmë refugjatëve të ndodhur këtu. Kemi vështëri në veprim pasi ky rajon është një zonë kufitare dhe si rrejdhojë hasim në pengesa të ndryshme nga zyrtarët. Krahas këtyre pengesave ne si OKB jemi që në fillim të kësaj ngjarjeje në këtë rajon” tha Ernö në vazhdim.

Në lidhje me akuzat se policia hungareze ka vrarë një refugjat i cili po tentonte të kalonte në Hungari, Ernö në vazhdim tha: ”Policia hungrareze u mundua të pengojë një grup refugjatësh nga Siria dhe Iraku të cilët tentuan të kalojnë nga Serbia drejt Hungarisë me një varkë. Sipas informacioneve që ne kemi si pasojë e pengimit refugjatët kanë rënë të gjithë në uj. Një pjesë e tyre arritën të dalin në breg. Ndërsa një i ri siran 22 vjeç humbi jetën në lumin Tisa dhe trupi i tij u gjet të premten e kaluar. Zyrtarët serbë dhe ato hungarë duhet të zbardhim sa më parë këtë ngjajeje. Si mund të ndodhë që një refugjat sirian i cili i kën nga lufta për të ardhur drejt Europës për një jetë më të sigurtë, humb jetën në këtë mënyrë? Kjo është një ngjarje e pabesueshme, e dhimbshme dhe shqetësuese.”

Ernö në fjalën e tij tha gjithashtu se kanë dëgjuar që refugjatëve të cilët tentojnë të kalojnë nga Serbia në drejtim të Hungarisë janë përballë një presioni. ”Sipas infromacioneve tona, shumë refugjatë janë kthyer mbrapsht duke përdorur forcën. Krahas kësaj ndaj tyre është përdorur edhe forcë fizike. E vlerësoj si shqetësuese dhe të tmerrshme këtë” shtoi ai në vijim.

Hungaria e cila ishte një nga stacionet e rëndësishme për kalimin e refugjatëve, vitin e shkuar mbylli kufirin e saj me Serbinë duke ndërtuar në të një gardh me gjemba. Duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajon shkoi në rritjen e dënimeve për ata që tentonin kalimin në Hungari.

Nga ana tjetër vendet e Grupit të Vishegradit ku bëjn pjesë Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia dërguan një forcë të përbërë nga ushtarë dhe policë në këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button