Nevzat Bejta takohem me ambasadorin e Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun

Në prag të vizitës zyrtare gjashtëditëshe në Republikën Popullore të Kinës, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta si pjesë e delegacionit të BNJVL-së nga Republika e Maqedonisë, realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun.

Në takim është biseduar rreth vizitës në Kinë. Ambasadori Wen Zhenshun e ka njoftuar nga afër kryetarin Nevzat Bejta rreth agjendës dhe qëllimit të organizimit të konferencës me të ftuar liderë lokal nga të gjitha vendet evropiane, respektivisht vendeve te procesit 16+1.

Duhet theksuar se përveç konferencës ndërkombëtare, kryetari Nevzat Bejta bashkë me kryetarin e Shkupit Koce Trajanovski, drejtoreshën e BNJVL-së, Dushica Perishiq dhe përfaqësues të biznes sektorit nga Maqedoni ne mesin e të cilëve edhe pronari i kompanisë “Kartel”, Irfan Jashari, do të vizitojë edhe kompaninë prestigjioze ndërkombëtare “Huawei”.

Vizita në Kinë do të zgjas nga data 12 deri 18 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button