OJQ-të alarmojnë, dyer të mbyllura për punësimin e personave me invaliditet

Njerëzit me invaliditet më vështirë gjejnë punë dhe më vështirë u jepet shansi për tu punësuar për shkak të stigmatizimit dhe barrierave në shoqëri. Kështu e përshkruan gjendjen në të cilën ndodhet edhe Branimir Jovanovski. Ai thotë se edukimi i personave me invaliditet është i kufizuar dhe kjo e bën edhe shumë më të vështirë adaptimin në procesin e punësimit, transmeton televizioni 21.

“Nëse një person është me invaliditet edhe është në karrocë invalidësh dhe duhet të punësohet në ndonjë market, bankë apo ndonjë institucion që ka një shkallë, ajo është e pamundur për të. Personat me invaliditet nuk mund të jenë konsument të shërbimit e as të punësohet aty. Ata janë dyfish të hendikepuar në këto institucione. Për atë shteti më shumë duhet të shikojë më seriozisht në dispozitat ligjore që i ka sjell me ligjet ndërtimore, duhet të mundësohet qasja apo hyrja”, u shpreh Branimir Jovanovski, person me invaliditet.

Bashkimi Evropian bashkë me konsorciumin projektues WYG International kanë filluar projekt për të mundësuar më lehtë punësimin e personave me invaliditet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button