Posta e SHBA-së, pullë poste të veçantë për Ramazan

Posta e SHBA-së e cila uron festat e muslimanëve që prej vitit 2001, ka prezantuar në rajonin Michigan, një pullë postare me një dizajn të veçantë për muajin e Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Për të prezantuar këtë pullë të përgatitur nga kaligrafi Mohamed Zakarija, në bashkëpunim me drejtorin e artit Ethel Kessler, është organizuar një ceremoni në Qendrën Islame në Dearbom.

Në ceremoninë ku merrnin pjesë drejtues të Postës, përfaqësues të komunitetit Musliman në vend, studentë të Akademisë Rinore (MAYA), Qendra Islamike e Amerikës, etj.

Posta njoftoi se të njëjtën ceremoni do ta zhvillojë edhe më 13 qershor në Louisville të Kentucky-t. Ceremonia pritet të zhvillohet në muzeun Muhammed Ali dhe në Qendrën Kulturore në këtë qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button