Lëndohen 10 persona në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Vushtrri, përkatësisht në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku për pasojë kanë mbetur 10 persona të lënduar.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se shkaktar i aksidentit ka qenë veprimi i pakujdesshëm i njërës nga automjetet.

Veriu.info mëson se njëri automjet i aksidentuar ka qenë kombi-bus i udhëtarëve, derisa shumica e të lënduarve janë udhëtarët që udhëtonin me këtë kombi-bus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button