“Rusia mbështet regjimin e Asadit në Siri”

Rusia dëshiron të përkrahë një regjim të ri në Siri nëse i njëjti përfshin Bashar al-Asadin, deklaroi të premten kreu i Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare të Sirisë, Anees al-Abdi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për Anadolu Agency në Ankara, al-Abdi, tha se indiferenca e regjimit sirian për bisedimet në Gjenevë dëshmon se Rusia nuk kishte arritur ti bëjë presion regjimit.

“Refuzimi i Rusisë për të përfshirë elemente të caktuara të opozitës, siç janë Ahrar al-Sham, al-Islamiyya dhe Jaysh al-Islam, mund t’i atribuohet dëshirës së Rusisë për të ndërprerë revolucionin sirian”, tha ai për të shtuar se bëhet fjalë për grupe të moderuara të opozitës.

Ai tha gjithashtu se, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila bën thirrje për lejimin e ndihmës humanitare në Siri , regjimi nuk ka shfaqur asnjë qëllim për lejimin e ndihmës në vend.

Kreu i Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare të Sirisë ka përmendur shifrat e OKB-së të cilat flasin se 700.000 sirianë gjenden aktualisht nën rrethim nga forcat e regjimit në 28 pjesë të ndryshme të vendit.

“Nuk mund të diskutojmë procesin politik derisa regjimi nuk ndërmerr hapa për të përmirësuar gjendjen humanitare”, përfundoi al-Abdi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button