Në Daraya të Sirisë dërgohen ndihmat e para pas disa viteve nën rrethim

Nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë (SARC) theksojnë se kanë dërguar ndihma ushqimore për Daraya-n, për herë të parë që nga viti 2012 prej kur kjo zonë e Damaskut gjendet nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

SARC thekson se dërgimi i ndihmave ushqimore është bërë të enjten para mesnatës në koordinim me Kombet e Bashkuara në kryeqytetin sirian.

Në njoftimin, siç bëri të ditur SARC në profilin e tyre në Facebook, thuhet se përveç ushqimit janë dërguar edhe materiale mjekësore.

Dërgesa vijoi një javë pasi Qeveria e Sirisë lejoi që ushqimi dhe materialiet mjekësore të arrijnë në zonat periferike, për herë të parë pas thuajse katër vite rrethim.

OKB-ja vlerëson se në Daraya jetojnë mes 4.000 dhe 8.000 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button