OKB thirrje për ndihmë ndaj refugjatëve në Irak

Misioni Asistues i Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) bëri të ditur se për shkak të zvogëlimit të numrit të shteteve donatore, nuk po arrihet të plotësohen nevojat e refugjatëve në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatorja për Çështje Humanitare të OKB-së në Irak, Lise Grande, fjalët e së cilës u cituan në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Migrimit të Irakut, shprehet se “Zyrtarët e OKB-së në Irak nuk po arrijnë të gjejnë fonde të mjaftueshme pasi që nuk kanë arritur të sigurojnë numër të mjaftueshëm të shteteve donatore.”

Grande u bëri thirrje të gjitha shteteve që të financohet OKB-ja me qëllim që të ndihmohen familjet refugjate dhe të mbështetet Ministria e Migrimit e Irakut.

Në deklaratën theksohen edhe fjalët ministrit të Migrimit të Irakut, Xhasim Muhamed, ku thuhet se “Ministria dëshiron t’i plotësojë nevojat e detyrueshme të familjeve refugjate, duke marrë ndihmë të mjaftueshme. Financimi i organizatave të bashkësisë ndërkombëtare që zhvillojnë aktivitete në vend do të kontribuonte në shkallë të lartë në plotësimin e nevojave të refugjatëve.”

Sipas të dhënave të OKB-së, brenda dy viteve të fundit shtëpitë janë detyruar t’i braktisin 3,4 milion irakianë, ku gjysma e të cilëve janë fëmijë. Ndërkaq, bëhet e ditur se afërsisht 10 milionë persona kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button