“Nuk janë krijuar kushtet për bisedimet e paqes për Sirinë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se “ende nuk janë formuar kushtet për fillimin e raundit të tretë të bisedimeve të paqes për Sirinë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp pas takimit të grupit të punës për qasjen humanitare të OKB-së, De Mistura duke vënë në dukje se është bombarduar Daraja e cila ndodhet në rrethimin e regjimit dhe veçanërisht në muajin e Ramazanit ka qenë në objektiv një xhami, ka shtuar më tej se janë të shqetësuar edhe për bombardimin e spitaleve të fëmijëve në Halep.

Pasi ka theksuar se deri tani në rajonet nën rrethim kanë mbërritur ndihma humanitare për 270 mijë e 250 persona De Mistura u shpreh: “Qeveria ka dhënë leje deri në fund të qershorit për 19 rajonet nën rrethim, por leja nuk nënkupton dërgesat. Por ndodhen edhe mundësitë për ndalimin e autokolonave në minutën e fundit, heqjen e ilaçeve nga autokolona, mosmarrëveshje për sasinë e ndihmave dhe deri në fazën e dërgesës së ndihmave ka shumë hapa që duhen hedhur.”

De Mistura ndër të tjera u shpreh se Rusia ka informuar OKB-në se ka liruar disa luftëtarë por se nuk ka informacion nëse janë të burgosur politikë apo luftëtarë dhe se në lidhje me këtë janë në pritje të detajeve.

– “Nuk u krijuar kushtet për bisedimet”-
“Ende nuk janë krijuar kushtet për fillimin e raundit të tretë të bisedimeve për Sirinë. Pa dyshim se jemi të vendosur për ti nisur sa më shpejtë bisedimet. Bisedimet e raundit të tretë duhet të jenë konstruktive dhe për të arritur rezultate konkrete dëshirojmë ti japim mundësinë maksimale bisedimeve. Ndërsa kur flas për një rezultat konkret bëhet fjalë për një proces konkret të tranzicionit politik”, ka pohuar De Mistura.

Duke vënë në dukje se për raundin e tretë të bisedimeve për Sirinë do të kryhen bisedime teknike në nivel të ulët me qëllim përgatitor, De Mistura ka theksuar se ai nuk do të marrë pjesë në këto bisedime teknike. Ai ka pohuar se këto bisedime do të kryhen në qytete të ndryshme si Rijad, Damask, Moskë dhe Kajro.

Më tej De Mistura duke shtuar se 1 gushti vazhdon të jetë një datë e përcaktuar për procesin e tranzicionit politik, ka shprehur gjithashtu ngushëllimet edhe për sulmet terroriste në Turqi. “Shpreh ngushëllimet për sulmin tragjik terrorist në Stamboll”, u shpreh De Mistura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button