Sulme në Bagdad, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Njoftohet se numri i të vdekurve nga dy sulmet me bombë të kryera në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad, është rritur në 23, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Salim en-Naili, në një deklaratë për gazetarin e AA-së bëri të ditur se numri i të vdekurve pas sulmit të kryer nga shpërthimi me eksploziv në një rrugë në tregun e qarkut el-Cedide në Bagdad është rritur në 15, ndërsa i të plagosurve në 45.

Nga ana tjetër, Gjeneral Brigade në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nazim ez-Zamili, deklaroi se numri i ushtarëve që kanë humbur jetën nga sulmi me bombë në qarkun Tazi, në veri të Bagdadit ndaj pikës së kontrollit është rritur në 8. Theksohet se numri ushtarëve të plagosur nga sulmi të kryer më automjet bombë është 25.

Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve të kryera në orët e mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button