Veseli: Diasporën e kemi plot intelektualë

Diaspora e Kosovës, ka shumë intelektualë që janë shumë të përgatitur në profesionet e tyre.

Këtë e ka thënë Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas një takimi që ka pasur në Londër, me përfaqësues të Shoqatës së Avokatëve shqiptarë si dhe me përfaqësuesit e Bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe.

“Shumë mbresëlënës ishte takimi në Londër me përfaqësuesit e Shoqatës së Avokatëve shqiptar si dhe me përfaqësuesit e Bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe. Biseduam për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me vendlindjen. Suksesi i tyre në Britaninë e Madhe vlerësohet dhe respektohet, dhe na bën edhe neve krenar. Kjo dëshmon më së miri edhe ngritjen e profilit e kompetencës së diasporës tonë. Sot, diaspora jonë ka intelektualë të përgatitur profesionalisht për trendet e globalizmit, të aftësuar në shkollat më të mira, me përvojat e shkëlqyera dhe të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin e atdheut”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button