Zjarr në një qendër refugjatësh në Gjermani, plagosen 21 persona

Një zjarr ka përfshirë qendrën ku qëndronin 282 refugjatë në qytetin Düsseldorf të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e zjarrit që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale tek ndërtesat ku qëndronin refugjatët pas së cilave ndodhet edhe Qendra e Ekspozitave të Düsseldorf, sipas të dhënave paraprake mësohet se janë plagosur 21 persona.

Në vendngjarje mësohet se kanë ndërhyrë 150 forca të zjarrfikëseve, ndërsa ndërtesat kanë dalë jashtë përdorimit.

Kryetari i Bashkisë së Düsseldorfit, Thomas Geisel në një deklaratë ka vënë në dukje se refugjatët i kanë dërguar në një vend tjetër për shkak se ndërtesat janë jashtë përdorimi.

Ndër të tjera bëhet e ditur se tymi i shkaktuar nuk ka ndikuar në trafikun ajror. Në lidhje me shkakun e zjarrit ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button