PLD me kërkesë për sistem elektoral me lista të hapura

Partia Liberale Demokrate bëri analizën e ndodhive politike në Maqedoni dhe erdhi në përfundim se kriza sociale kërkon ndryshim të sistemit dhe ndërgjegjësim të qytetarëve, dhe jo vetëm ndryshimin e Qeverisë.

“Ne besojmë se tërheqja e plotë e faljes dha kushtet e para për vazhdimin e negociatave me ndërmjetësim te bashkësisë ndërkombëtare, por ato duhet të jenë transparente dhe në prezencë të shoqërisë civile, si dhe faktorëve tjerë politik.” thonë nga PLD.

Nga kjo parti shprehen se mbështesin kërkesat e shoqërisë civile të cilët përfaqësojnë “Revolucionin Laraman”, për funksionim të pandërprerë të Prokurorisë Publike Speciale (PSP) duke hequr të gjitha pengesat që i dalin përpara dhe në vazhdimësi përkrah krijimin e Gjykatës Speciale, si mënyrë e funksionimit të plotë të saj.

“Dorëheqja e Gjorgje Ivanov pas tërheqjes së mbrëmshme është çështje ditësh. Besojmë se sistemi politik ligjor është i vendosur në një bazë të qeverisjes së papërgjegjshme dhe të korruptuar dhe për këtë arsye për ne ndryshimet sistematike janë kyçe, të cilat në të ardhmen do të ndalojnë uzurpimin e sistemit deri në këtë shkallë. Për këtë arsye, PLD-ja do të insistojë që në tavolinën e bisedimeve të ndryshojë formati i zgjedhjeve:  Maqedonia te jetë një njësi zgjedhore, me lista të hapura zgjedhore, që nënkupton demokratizimin e partive dhe reformimin thelbësor të tyre si dhe pamundësia e pushtetit absolut nga një parti në Parlament. Vetëm ndryshimet që janë në interes të qytetarëve dhe jo partive janë  ndryshime të vërteta”, kumtuan nga  PLD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button