Ukraina sërish kërkon të marrë gazin rus

Drejtuesi i lartë (CEO) i Gazprom-it Aleksey Miller ka theksuar se kompania ukrainase e gazit natyror Naftogaz ka bërë kërkesë zyrtare për të vazhduar importimin e gazit natyror rus, raporton Anadolu Agency (AA).

Miller duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, tha se Naftogaz i ka dërguar shkresë zyrtare Gazprom-it për të rivazhduar importimin e gazit rus për periudhën e dytë të vitit dhe tremujorin e parë vitit të ardhshëm.

Ai vuri në dukje se e kanë pritur me “mirëkuptim” këtë kërkesë së Naftogaz-it i cili më parë për arsye të ndryshme njoftoi ndërprerjen e importimit të gazit rus. “Në fakt, sasia e gazit të dërguar me anë të metodës së kundërt të rrjedhës nga Evropa në Ukrainë për muajin qershor është zvogëluar me 84 përqind në krahasim me një muaj më parë”, tha Miller.

Ndërsa CEO i Naftogaz-it, Andrey Kobolev në një deklaratë dje u shpreh se nëse Gazprom do të bëjë ulje në çmimin e gazit natyror, furnizimi me gaz natyror nga Rusia do të jetë një “alternativë më e arsyeshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button